Skuadra U-19 e Skënderbeut po zhvillon fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Champions League për këtë sezon, një sfidë e rëndësishme dhe një mundësi e madhe për futbollin e të rinjve korçarë.
Nga nisja e turneut kanë mbetur edhe tre javë, ndërsa trajneri dhe stafi teknik po punojnë intensivisht për të përgatitur ekipin në aspektin fizik dhe taktik. Kualifikimi në këtë garë shihet si një arritje e madhe për akademinë bardhekuqe, e cila vitet e fundit ka nxjerrë talente të rëndësishme për futbollin shqiptar.
Skënderbeu U-19 pritet të përballet me skuadra të forta europiane, ndërsa për klubin ky është një rast për të treguar cilësinë dhe punën e bërë me brezin e ri të futbollistëve.


