Në orën 13:00 Skënderbeu luan ndeshjen e titullit kampion për 19 vjeçaret.
Trajneri Klejdi Larti gjatë gjithë javës ka bërë gati grupin e lojtarëve për të rikthyer edhe njëherë tjetër titullin kampion për U19. Përballë do të ketë ekipin e Bylisit, skuadër e cila edhe për Lartin ka futbollistë shumë të mirë.
Ndaj e për këtë ka kërkuar mbështetjen e tifozerise korçare në këtë ndeshje që ka brenda titullin kampion.