Skënderbeu për 19 vjeçar shpallet kampion pasi ka mundur në ndeshjen e fundit Partizanin në Korçë me rezultatin 2-1.
Kanë qenë të kuqtë ata që kanë shënuar të parët por pjesa e dytë ka sjellë dy gola për korçarët, gola që kanë qenë më shumë se fitore edhe për atë sepse pas titullit, Skënderbeu do të jetë skuadra shqiptare ajo që do të luajë në Champions League për këtë kategori moshe.
Një përfaqësim evropian është imazhi më i mirë që i bëhet Skënderbeu “të vogël” e “të madh”, ndaj e për këtë ne ndeshjen e sotme luajtur në fushën e dytë tribuna ka qënë tejet e mbushur.
Sepse korçarët kanë dashur t’i ndodhen Skënderbeut në një takim si ky për titullin e për Europen në të njëjtën kohë.
Trajnerët Edmir Osmanllari dhe Edi Cajku ja kane dale për të sjellë në skuadër lojtarë të cilët nga java e parë deri në të fundit kanë dominuar kampionatin e 19 vjeçareve.
Duhet thënë se presidenti Ardjan Takaj, për këtë sezon e ketë ekip ka investuar shumë duke sjellë në ekip lojtarë të huaj por e nga Kosova.


