Skuadra e vajzave U20 të Skënderbeut ka shkruar historinë, duke u shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025 në volejboll për femra. Në një finale tepër emocionuese të zhvilluar ndaj Dinamos, korçaret triumfuan me rezultatin e ngushtë 3-2, duke kurorëzuar një sezon të shkëlqyer.
Nën drejtimin e trajnerit Julian Shishi, vajzat e Skënderbeut treguan karakter, shpirt gare dhe vendosmëri deri në pikën e fundit, duke u ngjitur në majën e volejbollit shqiptar për moshat U20.
Ky sukses është një tjetër dëshmi e punës së palodhur që po bëhet me të rinjtë në qytetin e Korçës dhe një motivim i madh për të ardhmen e këtij ekipi premtues.
Forca Skënderbe! Kampione me zemër bardhekuqe!


