Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sot në teatër, ka komedi

    Aktualitet December 12, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot në teatrin “Andon Zako Çajupi” do të jepet shfaqja “Vanja, Sonja dhe Masha”. Një komedi brilante nga regjisore Driada Dervishi dhe një kastë aktorësh të talentuar, si Neritan Liçaj, Olta Daku, Yllka Mujo, Zamira Kita, Paola Kodra, Xhuljano Brisku, etj.

    Shfaqja do të jetë edhe ditën e nesërme, në të njëjtën orë. Publiku korçar po e pret me padurim komedinë, kjo duket edhe nga shkrimi i një qytetareje artdashëse.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Driada Dervishi bën pjesë në atë kastë regjizorësh të rinj që guxojnë. Dhe bota gjithmonë u takon guximtarëve.

    Në Korçë vjen për publikun e mencëçur e të edukuar korçar, një nga komeditë më të bukura të vëna në skenë ndonjeherë. Titullohet “Vanja & Sonja & Masha”.

    Pjesa është shkruar nga amerikani Christopher Durang. Është cilësuar si “avant-garde” për tematikën e mprehtë dhe kontradiktat midis gjeneratës së vjetër e të re, midis identitetit origjinal e atij fallco dhe sfidës së një gruaje, që po i perëndon ylli i karrierës së shquar dhe jetës mondane.

    Rolin e Mashës e interpreton e madhja dhe e pakrahasueshmja Yllka Mujo, e cila u vlerësua me çmimin e karrierës për këtë rol. Në teatrin amerikan Masha është Sigourney Weaver, aktorja e famshme hollivudiane.

    Durang ka përngjasuar personazhet e tij me ato Chekhoviane, “vetëm se i kam shkuar më parë në blender”, do të shprehej ai.

    Shfaqja pati aq shumë sukses në qytete të ndryshme të Amerikës, sa për më pak se 4 muaj, siguroi rreth 2.5 milion $.

    Eshte vleresuar me Tony Award si Shfaqja me e mire dhe me Drama Desk Award per Performance te shkëlqyer.

    E mrekullueshmja Olta Daku do të jetë Sonja. Dy herë është vlerësuar me çmim për këtë rol. E merrni me mend vetë performancën e saj.

    Neritan Liçaj, një nga aktorët e mij më të dashur për talentin dhe klasin e tij, do te jetë Vanja.

    Në shfaqje marrin pjesë për herë të parë, me një përkushtim e punë të jashtëzakonshme Zamira Kita (Kasandra), nën një interpretim të mrekullueshëm.

    Paola Kodra – Nina, shumë intriguese dhe e spikatur dhe Xhuliano Brisku (Scorpions), si gjithmonë i përgjegjshëm dhe shumë simpatik.

    Ju uroj suksese nga zemra. E ku më mirë se në Korçë, merr jetë e kuptim “Vanja dhe Sonja dhe Masha”. Kujt i takon shtëpia e trashëguar nga të parët?!

    Do ta mesojmë

    Diten e martë e të mërkurë, datë 12 dhe 13 dhjetor ora 19:⁰⁰, tek A. Z. Çajupi!

    Shkrim i marrë nga Elda Zavalani

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore Teatri Teatri "Andon Z. Çajupi"
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023

    Tatjana Marash trembet nga komentet e miqve të saj

    April 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.