“Nata e Dymbëdhjetë” me regji të regjisorit grek Dimitris Milonas do të vihet në skenë me aktorët më të dëgjuar në zë si Luiza Xhuvani, Guri Koço, Gent Hazizi, Desara Xhangolli, Kristian Koroveshi, Paola Kodra e të tjerë.
Ditën e sotme në teatrin “Andon Z.Çajupi” rikthehet një nga komeditë më të bukura të Shekspirit, mbas gati 60 vitesh.
Korca vazhdon të ruajë traditën e shfaqjeve teatrale çdo fundjavë, duke qëndruar qyteti i dashuruar me artin e kulturën.