Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sport/ Kalendari i “ferrit” për Skënderbeun

    Aktualitet October 11, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sikur të mos mjaftonte momenti i vështirë që po kalon Skënderbeu aktualisht, me dy humbje radhazi ndaj Tiranës dhe Egnatias dhe me vetëm 7 pikë në 8 javë, “maloren” e bën edhe më të fortë kalendari në vazhdim.

    Katër nga pesë ndeshjet e ardhshme skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenoviç do t’i zhvillojë në transfertë, ku dihet që shkalla e vështirësisë është e madhe. Mjafton të përmendim faktin se deri tani korçarët nuk kanë marrë asnjë pikë në ndeshjet e luajtura jashtë fushës së tyre. Kjo ka bërë që ky ekip të qëndrojë në vend të 7-të.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kalendari i “ferrit” për Skënderbeut nis fundjavën e ardhshme, kur do të ndeshet me Bylisin në Ballsh. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit dhe Bylisi është një rival direkt për korçarët në këtë moment.

    Faza e dytë nis me një tjetër transfertë për juglindorët, të cilët do të përballen me Elbasanin, ekipin që javën e parë të kampionatit mori një pikë në Korçë. Pastaj vjen ndeshja e vetme në Korçë për këto 5 javë, por edhe ajo është shumë e vështirë, sepse kundërshtar do të jetë Partizani i vendit të parë.

    Dhe për të vazhduar pastaj me dy transferta të tjera, në Shkodër dhe në Durrës ndaj Vllaznisë dhe Teutës. Këto do të jenë 180 minuta të tjera shumë të vështira për Skënderbeun, sepse të dy kundërshtarët kanë pretendime për kreun e tabelës.

    Në kampin korçar është e qartë se situata është mjaft delikate, por ndeshjet duhen marrë me radhë dhe me qetësi. Tani për tani vëmendja është vetëm te Bylisi, ku një rezultat pozitiv do të thoshte shumë për të besuarit e trajnerit Gvozdenoviç, jo vetëm për renditjen, por edhe për moralin.

    Trajneri Gvozdenoviç ka nisur punën me ekipin për përballjen me Bylisin, por ka disa mungesa në grup, siç janë Rashica, Nikaj dhe Janaqi, tre lojtarët e grumbulluar me Kombëtaren U-21. Në Ballsh do të jetë plotësisht gati mesfushori Juri Merlim, por do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Egnatias mbrojtësi kolumbian Vaskez.

    Stafi teknik i Skënderbeut pritet që ta shfrytëzojë fundjavë me ndonjë ndeshje miqësore për të mbajtur në tonus futbollistët. Kundërshtar mund të jetë një nga skuadrat afër Korçës, Maliqi, Pogradeci ose Devolli.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.