Universiteti i Korçës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për programe të përbashkëta të studimit. Progame keto sipas rektorëve Dhimitër Bello dhe Andrea Maliqari synojnë ndërkombëtarizimi e këtyre dy universiteteve në programe të përbashkëta studimi.
Sipas rektorëve do të jenë grupet e punës ato që do të zgjidhin teknikisht gjithëçka ka të bëjë me këto programe të përbashkëta. Të dy rektorët kanë bërë me dije se pjesë e këtyre programeve studimi nuk do të jenë vetëm studentë nga vendi ynë por më gjerë ashtu si kanë treguar se në përfundim të studimeve diploma do të jetë e dyfishtë.
Vetëm pak kohë më parë rektorati i universitetit të Kors ka votuar për bashkimin e universitetit “Fan Noli” me atë të Tiranës, por pas reagimit të studentëve dhe pedagogëve gjithçka është kthyer mbrapsht.
Tani është universiteti politeknik ai që vjen në Korçë me programe të përbashkëta të studimit.