Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Studiuesit çekë mashtruan! Auron Tare zbulon të vërtetën e thesarit të Leskovikut: Ne e dinim ku ishte, por…

    Aktualitet February 8, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, studiuesi Auron Tare ka reaguar për “zbulimin” e liqenit nëntokësor në Shqipëri nga ekipi çek, duke thënë se, në fakt, banorët e zonës dhe kërkuesit vendas e dinin ekzistencën e tij dhe për ta, nuk është një gjë e re.

    Auron Tare shkruan:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Vrima e Kopiles dhe Liqeni i Neuronit” – Dy fjalë mbi “zbulimin” në Leskovik.

    Së pari, duhet të dini se Vrima e Kopiles dhe hyrja në shpellën e lidhur me këtë toponim është një vend i njohur për banorët e zonës së Leskovikut.

    Së dyti, ekipi çek ka qenë i ftuar nga Njësia Vendore e Leskovikut për të bërë markimin e shtigjeve për turizmin malor, ndihmë që ky ekip e ka dhënë edhe në Kanionet e Nivicës në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës.

    Për këtë mikroprojekt duhet falënderuar në veçanti z. Nardi Konica, si dhe Edi Culani, Berti Nasi dhe Berti Vezuli, të cilët kanë qenë ekspertët vendas që kanë udhëhequr çekët në shtigjet dhe zonat më interesante të Leskovikut. Pa ndihmën e tyre, ky projekt për qasjen ndaj turizmit kulturor të zonës do të ishte i pamundur.

    Ekipi çek, një pjesë e të cilit ka punuar edhe në Nivicë, u ftua për të ndihmuar në krijimin e një koncepti për turizmin malor në zonën e Leskovikut. Pjesë e këtij mikroprojekti ishte edhe eksplorimi i disa pikave me interes natyror, ku Edi Culani, njohës i shkëlqyer i zonës, drejtoi ekipin në këtë shpellë, të cilën ai vetë e kishte eksploruar deri në thellësinë 400 m.

    Gjithashtu, pjesë e projektit ishte edhe një grup i vogël etimologësh, biologësh dhe ornitologësh britanikë, së bashku me dy ekspertë shqiptarë, të cilët punuan për të bërë inventarin e fluturave, orkideve dhe zogjve të zonës.

    Duhet theksuar se vetëm krahina e Leskovikut, sipas këtyre studiuesve, ka katër herë më shumë specie fluturash se e gjithë Britania e Madhe. Me sa duket, miqtë çekë, pasi u futën në shpellën e lumit, ftuan speleologë për ta eksploruar më tej.

    Por në bashkëpunimet ndërkombëtare, në Evropë apo më gjerë, ekziston një protokoll normal, sipas të cilit të gjitha eksplorimet apo kërkimet në territorin e një shteti duhet të bëhen në bashkëpunim me autoritetet lokale apo qendrore.

    Fakti që miqtë tanë çekë vendosën të bëjnë një lajm të tillë pa përfshirjen e Njësisë Vendore dhe miqve shqiptarë që punuan bashkërisht, mendoj se nuk është korrekt.

    Gjithsesi, pak vëmendje për Leskovikun është diçka pozitive dhe një mundësi për të bërë të njohur rëndësinë e madhe të kësaj zone për turizmin kulturor dhe natyror.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.