Pas kontrolleve që i janë kryer, Egla ka rezultuar pa dëmtime serioze
Aktorja Egla Ceno, pas përfundimit të Big Brother VIP ka përfunduar në spital, për shkak të një incidenti që ka pësuar në skenë, gjatë xhirimit të post Big Brother, i cili u transmetua mbrëmjen e djeshme në Top Channel.
Ajo është rrëzuar në studio para fillimit të spektaklit dhe u shpreh, teksa u pyet nga Ledioni: Jam pak më mirë, por sapo të mbarojmë do iki të kontrolloj kërrbishten se e kam lënduar pak.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka shkuar në një spital privat në Tiranë, ku po kryen ekzaminimet e nevojshme.