E ka gati 6 vjet ne Amerike. Para disa muajsh, emigroi dhe tezja e saj, D, vetem se jo ne te njejtin qytet.
E, me mall te madh, merr vajzen e vogel dhe niset nga Texas per ne Detroit, te vizitoje tezen dhe familjen e saj.
Zbret ne aeroport dhe therret nje taksi.
Taksisti, me nje anglishte te çale, e pyet per adresen. Meqenese ishte goxha rruge, fillojne pak muhabet anglisht :
– Where are you from ? E pyet taksisti.
– From Albania. Do you know where it is ?
– Uaaaa, po fole bre dhe une jam shqiptar.
– Uaaa sa mire, po si jeni, nga jeni ?
– Nga Korca me vajze, asëll, asëll nga Dishnica.
– Eee, kurse une jam çupe nga Barçi.
– Mos me thuaj qe je e bija e Nakes ??!!
– Poo, e Nakes jam, uaaa….
Taksisti hap krahun, i perlotur dhe zbret e perqafon.
– Po une jam shoku i babit tend moj vajze, ua sa me perlote !!!
E ndjeu zemren ti dridhet nga malli per prinderit, fshatin, Korcen, motrat, gjyshin qe ka 5 vjet pa i pare…
Arrijne tek tezja. E nxjerr portofolin :
– Gjergji, sa te detyrohem ?
– Asnje lek, kete udhetim e ke dhurate nga une. Jam kaq i lumtur qe rastesia na takoi. Te fala babit…
( ngjarje reale )
Nga Elda Zavalani