Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Kategorinë e Parë, duke mposhtur Luftëtarin në transfertë me rezultatin minimal 1-0.
Golin e vetëm dhe të fitores për korçarët e shënoi nigeriani Tayo në minutën e 86-të, duke u kthyer sërish në heroin e skuadrës bardhekuqe.
Me këtë triumf, Skënderbeu vazhdon marshimin e sigurt drejt rikthimit në Superiore, duke ruajtur pozitat e para në renditje dhe një ecuri mbresëlënëse pa humbje.


