Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Të Pavdekshmit/artistët që humbën jetën në vitin 2023

    Aktualitet January 3, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    2023-shi, një vit ku shumë artistë të mirënjohur humbën jetën, artistë, të cilët me artin e tyre lanë gjurmë dhe trashëgimi të madhe dhe me vlerë për vendin tonë.

    Është e vështirë të vendosësh një foto bardhë e zi për ta, për shkak të ngjyrave që i kanë dhënë ekranit, librave, veprave të artit apo pikturave.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Më poshtë janë disa nga artistët të cilët humbën jetën gjatë vitit 2023, për të lënë në kujtimet tona krijimet e tyre të pavdekshme.

    Mimika Luca humbi jetën në moshën 85-vjeçare

    Aktorja e mirënjohur shqiptare Mimika Luca (24 dhjetor 1937 – 21 shkurt 2023) lindi në Gjirokastër. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit dhe Operas si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet.

     

    Nikolla Spathari humbi jetën në moshën 83-vjeçare

    Shkrimtari dhe publicisti Nikolla Spathari (5 dhjetor 1940 – 26 qershor 2023) la pas një veprimtari të madhe prej 30 librash të botuar. Shkrimtari, i lindur në 5 dhjetor 1940 në Malësinë e Madhe, në karrierën e gjatë është marrë me poezi, prozë, publicistikë, studime. Ai është nderuar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me titullin “Mirënjohja“ e qytetit të Durrësit.

    Agim Rada humbi jetën në moshën 70-vjeçare

    Skulptori i rrallë Agim Rada (24 maj 1953 – 11 korrik 2023) mbylli sytë pasi pasi prej disa kohësh mjekohej nga një sëmundje e rëndë. Një nga veçoritë e tij është që vazhdonte punën sikur asgjë nuk kishte ndodhur dhe rikthehej në studio me forcë të madhe për të vazhduar projektet e lëna në mes dhe ekzistencën e vet si artist.

     

    Vangjel Gjikondi humbi jetën në moshën 60-vjeçare

    Piktori Vangjel Gjikondi (20 gusht 1958 – 25 korrik 2023) studioi në Institutin e Lartë të Arteve. Pas studimeve punoi në Kinostudion “Shqipëria e re”, fillimisht në repartin filmave vizatimorë për disa muaj e më vonë si piktor kostumesh në filmin artistik.

    Lutfi Hoxha humbi jetën në moshën 89-vjeçare

    Aktori Lutfi Hoxha (1 qershor 1934 – 10 shtator 2023) një nga kolosët e roleve dytësore në kinematografinë shqiptare dhe një nga aktorët themelues të teatrit profesionist të Durrësit. Publiku e ka mirëpritur me duartrokitje interpretimin dhe atë që përçon nga vetja ndërsa ngjitet në skenën e teatrit apo luan role kinematografike.

    Xhevat Qorraj humbi jetën në moshën 76-vjeçare

    Aktori Xhevat Qorraj ( 1947 – 23 gusht 2023) njihet më shumë për filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”. Qaorraj mori pjesë edhe në serialin “Rrushe” me rolin e Farukut. Nga viti 1972 ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, ndërsa ka realizuar 60 role në kinematografi dhe teatër.

    Bahri Beci humbi jetën në moshën 60-vjeçare

    Akdemiku dhe gjuhëtati Bahri Beci ( 6 mars 1936 – 20 gusht 2023) ka një veprimtari shkencore të shtjelluar në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të gjuhës letrare, të historisë së gjuhës, si edhe të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët ballkanike për më shumë se 6 dekada. Anëtar i shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare. Për punën e tij ka marrë medalje nga Kuvendi dhe nga Presidenti i Republikës. Djali i tij është kryenashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

     

    At Arthur Liolin humbi jetën në moshën 80-vjeçare

    Artur Evans Liolin ( 19 qrershlr 1943 – 29 shtator 2023) lindi në Neë York, në një familje me origjinë korçare nga Baboshica, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA. At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, ka edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë si dhe mjaft studime për të.

    Vladimir Prifti humbi jetën në moshën 81-vjeçare

    Regjisori Vladimir Prifti ( 1 qershor 1942 – 5 nëntor 2023) njihet si Regjisor i analizës psikologjike, i gdhendjes së karaktereve, që iu largua klisheve të kohës, Prifti ka lënë pas një shkollë për filmin shqiptar. Ai punoi si asistent regjisor në teatër, në I974 filloi punë si regjisor në TVSH.

    Mirush Kabashi humbi jetën në moshën 75-vjeçare

    Aktori Mirush Kabashi ( 17 prill 1948 – 5 dhjetor 2023 ) vuante prej disa kohësh nga një sëmundje. Fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë, ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës. Ndër rolet e tij të larmishme, më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

    Zef Deda humbi jetën në moshën 73-vjeçare

    Aktori Zef Deda ( 27 korrik 1950-24 nëntor 2023), Mjeshtri i Madh i humorit, i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi, mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh. I cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë, ai lindi në Shkodër.

    Sakine Sharofi humbi jetën në moshën 85-vjeçare

    Priimabalerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Sakine Sharofi ( 4 mars 1938 – 21 gusht 2023) ishte një kërcimtare të disiplinuar me një temperament të shkëlqyer, që tërhiqte publikun artdashësh me figurat e saj.

    Naum Prifti humbi jetën në moshën 91-vjeçare

    Personalitet i kulturës shqiptare në të dy kohët, që sprovoi krijimtarinë e tij në disa gjini të letërsisë, shkrimtari Naum Prifti është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Musa Vyshka humbi jetën në moshën 81-vjeçare

    Shkrimtari Musa Vyshka (28 qershor 1942 – 14 dhjetor 2023, i cili lindi në Elbasan, ka një jetë të veçantë artistike dhe profesionale.

    Petro Kokushta humbi jetën në moshën 80-vjeçare

    Piktori Petro Kokushta (13 shtator 1943 – 22 mars 2023) Ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha ekspozitat më të rëndësishme lokale, jubilare dhe kombëtare, ku ka fituar edhe disa çmime honorifike.

    Osman Mema humbi jetën në moshën 84-vjeçare

    I vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” , duke lënë pas një trashëgimi të madhe për futbollin shqiptar. Në karrierën e tij si futbollist, Mema luajti për të dyja skuadrat e kryeqytetit, për Tiranën dhe për Partizanin dhe me të dyja fitoi titullin kampion.

    Emrir Lera humbi jetën në moshën 34-vjeçare

    Ish-futbollisti i skuadrës së futsallit pësoi një aksident me makinë. Lera mbahet mend si një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës shkodrane ku me ndeshjet që ka bërë dhe golat e shënuar, është kthyer shpesh herë në protagonist.

    Agim Bulku humbi jeten në moshën 72-vjeçare

    Ish-futbollisti Agim Bulku Ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë në pankreas. Ai rreshtohet përkrah talenteve, ndërsa I përkiste brezit të viteve 70-të dhe nën drejtimin e Zyber Konçit, mbetet faqja më pikante e krenarisë drejt një futbolli modern dhe përfaqësues vlerash. Këtu emri i Agim Bulkut, është me gërma të arta.

    Odisea Çipa humbi jetën në moshën 58-vjeçare

    Trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, Odisea Çipa ka humbur jetën pas një arresti kardiak. Çipa mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022.

    Kapllan Pepa humbi jetën në moshën 73-vjeçare

    Ai ishte një nga sulmesit më të spikatur të viteve 1970, me numrin më të madh të golave në kampionat.

    Veteran Topçiu humbi jetën në moshën 80-vjeçare

    Problemet kardiake kanë shkaktuar vdekjen e Topçiut. Ai ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite rresht (1960-1972), duke dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën korçare.

     

    Anesti Vito humbi jetën në moshën 52-vjeçare

    I sh-futbollisti i Flamurtarit e filloi karrierën në vitin 1991 si kampion kur ishte vetëm 19 vjeç, dhe më pas mori një tjetër titull në sezonin 1999-2000, këtë herë si pjesë e Tiranës.

    Festim Fetollari humbi jetën në moshën 54-vjeçare

    Futbollisti e nisi karrierën si futbollist në ekipin e Korçës, me ekipin e para të rinvje të Skënderbeut. Pas këtij viti Fetollari u bashkua me ekipin e Skënderbeut deri në vitin 1999 për t’u rikthyer edhe njëherë tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist.

    Elda Bici/ TCH

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Personazhet që humbln jetën në 2023
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.