Ishte e pritshme, por atmosfera në shkallet e “Air Albania” u ndez ende pa filluar ndeshja. Pavarësisht masave të rrepeta, ka pasur përplasje në tribunë.
Tifozët polakë njihen si tifozë problematikë dhe nuk munguan problemet as në këtë ndeshje. Tifozët polakë filluan të provokonin tifozët shqiptarë e më pas polakët vazhduan të thyenin stolat e stadiumit duke goditur tifozët shqiptarë.
Momenti i tensionuar zgjati për disa minuta, pasi tifozët shqiptarë ia kthyen stolat pas. U desh ndërhryja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.