Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tetë ushqimet që mbrojnë trurin tonë!

    Sociale July 13, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ushqyerja luan një rol kyç në ruajtjen e funksionit optimal të trurit. Për fat të mirë, natyra ofron një sërë ushqimesh që janë jo vetëm të shijshme, por edhe të dobishme për shëndetin e trurit. Ne ju zbulojmë, bazuar në hulumtimet, ushqimet më energjike për shëndetin mendor.

    1. Boronica
    Ato janë të pasura me antocianina, një klasë e antioksidantëve që ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga stresi oksidativ dhe inflamacioni, duke përmirësuar funksionin e tij. Një rishikim në Brain, Behavior and Immunity arriti në përfundimin se boronicat përmirësonin kujtesën afatshkurtër, afatgjatë dhe hapësinore.
    2. Peshk i yndyrshëm
    Peshqit yndyrorë, si skumbri, salmoni dhe sardelet, janë të pasur me acide yndyrore omega-3, yndyra të pangopura me efekte antiinflamatore. Konkretisht, ato veprojnë kundër inflamacionit dhe mbrojnë trurin pasi janë një element strukturor i membranave qelizore të trurit. Yndyrat omega-3 kanë nivele më të ulëta të betaamiloidit, një nga proteinat patologjike të përfshira në shfaqjen e sëmundjes Alzheimer.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    3. Perime jeshile
    Perimet me gjethe jeshile, si avokadoja, speci i kuq, asparagu, mango, kungulli dhe gjithashtu farat dhe arrat, janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një nga antioksidantët më të mirë në trupin tonë, pasi mbron qelizat nga stresi oksidativ, proces i shkaktuar nga radikalet e lira edhe në trurin e njerëzve me sëmundjen Alzheimer. Truri është i ndjeshëm ndaj stresit oksidativ, i cili shoqërohet me plakjen dhe një kontribuues kryesor në rënien njohëse.
    4. Arra dhe fara
    Arrat dhe farat janë një tjetër shtesë thelbësore që mund të përfshihet lehtësisht në ushqime dhe vakte. Bajamet, farat e lirit dhe farat chia janë të pasura me antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme. Ato veprojnë si një furnizim i vazhdueshëm me energji në tru dhe mbështesin funksionin njohës.

    5. Veza
    Vezët përmbajnë kolinë, një lëndë ushqyese e rëndësishme që prodhon acetilkolinën, një neurotransmetues për kujtesën dhe njohjen. Nuk është rastësi që hulumtimet e kanë nxjerrë në pah si një përbërës ushqyes që mposht plakjen e trurit. Përveç kësaj, vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave, pasi ato përmbajnë të nëntë aminoacide thelbësore që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Studimet kanë treguar se marrja e duhur e proteinave mund të ndihmojë në parandalimin e rënies njohëse me moshën.

    6. Shafrani i Indisë
    Shafrani i Indisë përmban përbërësin aktiv kurkumin, i cili ka veti të forta antiinflamatore dhe antioksiduese. Kurkumina përmirëson kujtesën dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve neurodegjenerative.

    7. Xhenxhefili
    Xhenxhefili ka komponentë me aktivitet antioksidues që mbrojnë neuronet nga stresi oksidativ. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e ushqimeve antioksidante ndihmon në parandalimin e demencës dhe sëmundjeve si Alzheimer duke mbrojtur kundër stresit oksidativ.

    8. Çokollata e zezë
    Çokollata e zezë përmban shumë përbërës që forcojnë sistemin nervor, si kafeina, flavonoidet dhe antioksidantë të tjerë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se flavonolet e kakaos kanë një efekt të dobishëm për të rritur rrjedhjen e gjakut në tru.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025

    Korçë–Pogradec: Procedime penale për kanosje, vjedhje arme dhe kalim të paligjshëm kufiri

    December 6, 2025

    Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

    December 1, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025

    Kryebashkiaku Ilir Xhakolli pret në një takim zyrtar Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë

    December 7, 2025

    Kapshticë – Arrestohet 36-vjeçari në kërkim, i ndaluar në hyrje të Shqipërisë nga Policia Kufitare

    December 7, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Dënime të rënda për KF Iliria pas incidenteve ndaj lojtarëve të Skënderbeut

    December 6, 2025

    Korça vlerëson 77 gjimnazistët më të mirë me Bursën e Ekselencës nga Bashkia

    December 5, 2025

    Reagon Skënderbeu pas dhunës në Fushë-Krujë: “Lojtarët tanë me shenja në trup, ndeshja nuk mund të vazhdonte”

    December 4, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korça drejt një drejtuesi të ri në Policinë e Shtetit – kandidat kryesor Uljan Shpataraku

    December 3, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.