Pas një periudhe me temperatura të larta dhe ditë të nxehta vere, pasditen e sotme shiu i rrëmbyer ka përfshirë gjithë qarkun e Korçës.
Reshjet kanë qenë të dendura në disa zona prej më shumë se 1 orë dhe kanë sjellë freskim të ndjeshëm të motit.
Megjithëse shiu ka qenë me intensitet të lartë, deri tani nuk raportohet për probleme të mëdha.
Në disa rrugë të qytetit është vënë re grumbullim uji, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se situata është e qetë dhe nën kontroll.
Ky ndryshim i motit u prit me lehtësim nga qytetarët, pas ditëve të gjata me vapë përvëluese.


