Universiteti “Fan S.Noli” u bën thirrje maturantëve të qarkut për të zgjedhur një program studimi dhe të jenë pjesë e universitetit;
“Të nderuar maturantë dhe maturante të rajonit të Korçës!Në këtë moment të rëndësishëm, kur ju do të aplikoni për të zgjedhur të ardhmen tuaj, universitet “Fan S.Noli”, me një histori dhe traditë 50 vjeçare, ju bën thirrje që të jeni pjesë e të gjitha programve të studimit, në të cilat përgatiteni dhe diplomoheni nga specialistë të lartë.
Por viti akademik 2023-2024, për të cilin ju do të aplikoni ka një veçanti, sepse maturantët që do të zgjedhin programin e studimit me përparësi kombëtare, do të marrin mbështetje financiare të përmuajshme, prej 40 mijë lekësh (të reja) për të gjitha vitet e studimit.
Programet e studimit me prioritet kombëtar në universitetin “Fan S.Noli” janë:
Fakulteti i Bujqësisë;
- Inxhinieri Agronomike;
- Agrobiznes;
- Agroushqim.
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë;
- Gjuhë-Letërsi;
- Mësuesi për Arsimin Parashkollor;
- Mësuesi për Arsimin Fillor;
- Histori-Gjeografi.
Fakulteti i Shkencave të Natyrore dhe Shkencave Humane:
- Biologji-Kimi;
- Matematikë-Fizikë.
Fakulteti i Ekonomisë:
- Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje.
Aplikoni për të zgjedhur të ardhmen tuaj në universitetin “Fan S.Noli”, ku do të gjeni një mjedis të ngrohtë punë, mësimdhënie bashkëkohore dhe infrastrukturë modrene!

