Trajneri i ekipit të Egnatias Edlir Tetova një ditë para ndeshjes me Skënderbeun ka bërë të ditur se ekipi korçar sezonin e kaluar, ka qënë skuadra e vetme që i ka shkaktuar probleme ekipit rogozhinas.
Edhe në këtë përballje sipas kryepankines, skuadra vjen me mungesa por kjo nuk do të thotë se nuk shkojnë në Korçë për të bërë më të mirën.
Skënderbeu sipas Tetovës është skuadër për t’u respektuar në maksimum për atë çka tregon në fushën e lojës.


