Skënderbeu kryeson pjesën e parë me rezultatin 3-0 ndaj ekipit të Turbinës.
Përplasje ka patur mes tifozëve dhe trajnerit të Turbinës, Vladimir Gjoni, i cili ka sharë dhe ofenduar tifozët korçarë.
Një veprim aspak etik e korrekt nga ana e drejtuesit të kësaj skuadre që krijon përplasje mes tifozerisë gjatë ndeshjes.
Deri më tani nuk janë marrë masa nga disiplina, ndërsa janë dhënë 2 kartona të verdhë drejt lojtarëve të Turbinës.


