Në Drithas Posht vijojnë punimet për rikthimin në identitet të qendrës së ish-NB Maliq, një hapësirë me rëndësi historike dhe sociale për komunitetin lokal. Investimi synon ta kthejë zonën në një qendër funksionale dhe bashkëkohore, ku ndërthuren kujtesa e së shkuarës me nevojat e së tashmes.
Projekti përfshin ndërtimin e trotuareve të reja për sigurinë e qytetarëve, instalimin e ndriçimit modern për më shumë siguri dhe estetikë, si dhe krijimin e ambienteve çlodhëse ku banorët do të kenë mundësi të shijojnë hapësira të gjelbëruara dhe komode. Një pjesë e rëndësishme e ndërhyrjes është edhe asfaltimi i rrugëve, që do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e mjeteve dhe qarkullimin e përditshëm.
Puna po ecën me ritme të larta dhe pritet që, pas përfundimit të saj, Drithasi Posht të ketë një qendër moderne, të denjë për komunitetin dhe me standardet që i përgjigjen zhvillimit të kohës.


