Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 12:55, në fshatin Koritë, Maliq, shtetasja R. Ch., 67 vjeçe, duke drejtuar biçikletën, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.
67-vjeçarja po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.