Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor në Lozhan, të njohur si “Tre Urat”, janë drejt përmbylljes. Ky është objekti i fundit që po realizohet në kuadër të aksit nacional Maliq–Gramsh, një investim që pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe lidhjen mes zonave.
Me përfundimin e këtij segmenti, projekti i rrugës konsiderohet i mbyllur në tërësi, duke sjellë një standard më të mirë për lëvizjen, si dhe zhvillim për komunitetin dhe ekonominë lokale.
Autoritetet pritet të inaugurojnë së shpejti rrugën e re, duke i dhënë fund pritjes shumëvjeçare për banorët e zonës.


