Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregimi i së dielës – Dashnori

    Kulturë October 15, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    DASHNORI…

     

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkollës. Deri sa u rrit qëndronte te oborri I ndërtesës dykatëshe. Me sytë nga dritaret e klasave dhe më ca lotë që i mblidheshin,por nuk i rrëshqisnin poshtë. Vërsnikët e tij ngjisnin shkallët,hynin në mësim,ai rrinte aty,përballë,pa kapërxyer portën. Një herë që ai guxoi turma e fëmijëve e shtyu dhe e nxorri jashtë. Iu duk se shkeli në zonë të ndaluar,por në fakt qe pushimi i madh e përpara e vuri gëzimi i nxënësve.

    Alqi nuk kishte si ta kuptonte. Kishte lindur edhe shurdh,edhe memec. Nëna e mësoi qysh javën e parë,por u ngushëllua. Zoti të jep djalë,ta jep të bukur,por pa gojë. Se nuk ka rënë dielli veç për ne,ngushëllohej Asija.

    Alqi vêrtet qe i pashëm. Kur u burrërua qysh larg rrezatonte hijeshi. Veçse vajzat e fshatit sa e fshiknin me ca shikime e nga që ai as fliste e as dëgjonte kokën e spêrdridhnin drejt djelmoshave të tjerë. Alqit zemra i copëtohej dhe fliste në ëndërr me dëshirat,pasionet,epshet. Sikur të donte t’i hapej dikujt nuk mundej. Vetëm e ëma i kuptonte ca shenja. Por jo të tallazeve të tij. Nëpër vite ai rritej e fshati mpakej. Iknin mesoburra,të rinj. Ajo tokë nuk i mbante dot. Mbase ushqimin ua siguronte,ama jeta sot qe plot kërkesa. E kështu erdhi një ditë që vajzat e nuset e reja ngelën pa një mashkull në fshat. Në fakt jetonte Alqi atje,por atë ato nuk e llogarisnin. U dukej thjesht si send. Ishte trishtim kur nëpër lagje nuk dukej asnjë djalë. Alqi nuk pati shokë të ngushtë. Por të gjithë e kishin shok. Donin ta merrnin me vete,madje iku dy muaj në Selanik,por nuk ndriti gjë. Jo nga që nuk dinte gjuhën, por se nuk dëgjonte çfarë i thonin dhe u trondit kaq shumë kur u kthyhe në fshat sa pandehu se erdhi në parajsë. Kurrë nuk do iki më,i premtoi vetes.

    Fshati pa djem ngjiste si gjella pa kripë,si pema pa gjethe,si lumi pa ujë. Dilte mbasdite nga qendra e fshatit dhe shihte plot vasha të bukura. Burrat e të dashurit u dërgonin atyre plot rroba dhe para. Ndaj shkëlqenin,sikur qenë tiranase a korçare. Shihnin njëra-tjetrën,por u shkonte shikimi edhe te Alqi. Ka sy të bukur,thoshte njëra. Trup atleti,fliste tjetra. Djali nuk kuptonte këtë interes dhe skuqej. Natën ama u gëzohej shikimeve. Por një mbasdite te dera e shtëpisë iu faneps Vjollca,nusja e Ladit.

    -S’kam ku të qaj hallin,-ia nisi ajo- Më duket se Ladi është lidhur me një greçkë. Ka pesë muaj që nuk vjen.

    Alqi nuk kuptonte gjë. Veç shihte Vjollcën të skuqur. Që ia merrte atij dorën dhe ia vinte te gjoksi i saj. U tallazit i ziu,e humbi. Dukej sikur u ngrit nga toka,sikur po fluturonte. Vjollca po e lēmonte në shpatull,në flokë,iu afrua ta puthte e…iku. Vrapoi.

    Dy ditë Alqi rrinte në dritare. I dukeshin gjithë vajzat si Vjollca. Kështu pandehu kur fap iu faneps Drita,goca e Bedriut. Hyri drejt e brenda dhe nuk foli. Asnjë fjalë. Iu sul Alqit,ia mori frymën bash mbi dysheme. Kur erdhi në vete djali goca e Bedriut kishte veshur fustanin,mbledhur flokët e vrap poshtë,andej nga lagjia e lumit.

    Por fjala nuk është qumësht ta fusësh në shishe. Eshte gjëndje,frymë,zgjidhje,shpresë. Ja moj motra,e paskemi një Alq për hallin tonë,i dhanë karar gratë. Nuk e quanin më shurdhi apo memeci. E thirrnin me zëplot,Alqi. Ia shqiptonin me kaq dashuri sikur ai ishte pasioni i tyre i parë.

    Alqi shtëpinë e kishte në fund të fshatit. Asnjëherë nuk kishte patur gjallëri ajo rrugë. Ndërsa tani graria e vajzëria lodronin veç atje. Kush qe guximtare e shojti zjarrin,kush qe e ndrojtur gëzohej me pak,merrte me vete shikimin e tij dhe e fuste poshtë çarçafit.

    U përhap një fjalë,Alqi shkon me nuset tona. Djemtë e burrat e rinj qeshnin e gajaseshin me këtë “gënjeshtër” të madhe. U hynte nga një vesh e u dilte nga veshi tjetër.

    Kaluan ca muaj e dashnori I hallit ra në hall. Iu duk turp e pabesi kjo që bënte. Por gratë nuk i linin kohë për autokritikë. I trokisnin kohë e pa kohë sikur të qe Alqi mjek urgjence. Në brendësi ai pati dhe hakmarrje për nënvlerësimin dhe fyerjet nëpër vite. Gjithsesi thelbi i tij ishte drejtësia dhe virtyti. Ndaj një natë iku nga fshati pa lajmëruar kënd. Mizëria e femrave një javë u rrotulluan te shtëpia e tij. Të shqetësuara,nuk po mësonin dot gjë. Deri sa një të djelë mbërriti me taksi në qendër,me kostum. Zbriti bashkë me një vajzë veshur nuse. Ajo po i “fliste” me shenja. Që shurdhe dhe memece edhe ajo, kuptohej.

    -Do bëjmë dasëm sot,-tha Asija e ëma. -Ftoj gjithë lagjet.

    Por fjalën e fundit e dëgjoi veç ajri. Vajzat e nuset e fshatit u tretën në muzgun e vjeshtës. Për to nga sot Alqi u kthyhe sërish në një shurdhmemec të rëndomtë. Shyqyr që është kështu. Na i ruan sekretet si kasafortë banke,u ngushëlluan të djegurat e pasionit e u bënë mjegull. Rrëshqitën poshtë luginës në ëndërrat e tyre trazuar me afshe dhe rënkime nate nën çarçafët e bardhë të zhubrosur.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

    December 30, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Vlerësim nga Niko Peleshi për Florinda Zegullajn pas emërimit si Prefekte e Qarkut të Korçës

    January 22, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.