Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregimi i së dielës, “Fija e flokut”

    Kulturë July 16, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    U bënë dy javë që Vjosa nuk ve gjumë në sy. Qysh atë ditë kur te sedilja e makinës së Avniut,burrit të saj,gjeti një fije floku të gjatë ngjyrë kafe. Ia tregoi me një shikim provokues,por ai si gjithnjë hazër për përgjigje ekspres:

    • Sa femra hypin te makina ime nuk e gjej dot se e kujt është! Të bëjmë një quiz.

    Në fakt ai punon veç me femra. Kështu e ka stafin. Ka një klinikë dentare e nga që punët i ecin mirë ka punësuar gjashtë stomatologe. Njëra më e bukur se tjetra.

    Desktop Promo
    Desktop Promo
    • Të rrezëllijë klinika,– bën shaka Avniu,- por ja që ajo fije floku ia përmbysi drejtpeshimin.

    Mendja i thoshte se Avniu e tradhëtonte. Ishin martuar me dashuri,jetonin me dashuri e dy djemtë po i rrisnin me dashuri. Avniu sivjet kapi 45 vjetë. Qe plot shëndet,humor e gjallëri.

    Me këtë dashurohet çdo grua,thoshte Vjosa. Jo çdo grua,por edhe çdo vajzë,saktësonte. Ditët vraponin e ajo fije floku ishte kthyer në kamzhik. E përcëllonte nga këmba te koka sa herë e sillte në mend. Vetë punonte mjeke pranë një spitali me emër. Por iu zvenit pasioni për profesionin. Endërronte burrin me flokëkafen. Eshtë me siguri më e re se unë,kuptohet dhe më e bukur. Në seks kush e di si shfryn e si bërtet. Kaq duhej e i çahej kafka nga dhimbja. E merrte para dalldia e një ditë shkoi te klinika e Avniut. E hapi derën e kabinetit të tij sikur plasi tritoli. Burri ngeli me sondë në dorē. I trembur nga furia e derës.

    Por sa pa Vjosën qeshi,u qetua. Edhe Vjosa ndjehu lehtësim,se nën vete ai kishte një burrë.

    • Dola kot,-i tha e shkoi në kabinetet e tjera.

    Nuk po i shihte koleget e burrit nga sytë,por nga flokët. Dhe për kënaqësi të gjitha ishin brune.Iku në shtëpi me fijen e flokut në tru.

    • Do çmendem,- i fliste vetes.

    Afër mesnatës i ra njē alarm i madh. Avniu punën e mbaronte në orën 5.

    • Pse këto dy javë kthehej në 7? Ku shkonte ato orë?! Do e ndjek,vendosi.

    E që më 4 po priste te klinika e Avniut. Me makinë ndezur. Fiks në 5 ai doli, hypi te makina e tij e po shkonte drejt lagjes te kodrat. Vjosa nuk po i ndahej. Diku, pranë një dyqani lulesh ai ndaloi. Zbriti, bleu një tufë me zambakë e u nis prapë.

    Vjosës sa nuk po i binte të fikët. Kurvari, i shpëtoi. Duhej të qe tronditur se rruga para i dukej e verdhë, e zbehtë. Pas pak ndaloi. Mu tek dera e…ua, ua te shtëpia e Lilos, shokut të tij të ngushtë! Kur hyri brenda me tufën e luleve Vjosa ishte gati të vraponte e ta vriste.

    • Si mund të shkosh me gruan e shokut,mor zagar? Si mund të tradhëtosh duke qeshur edhe gruan,edhe Lilon?

    Nuk e kuptoi si e frenoi veten. Çoi veturën te cepi i rrugës e po priste me sytë mbi derën e Lilos. Edhe Lilo ishte dentist. Me Avniun u rritën bashkë. Nuk i shihje ndarë asnjëherë. Dukej sikur qenë vëllezër. Kur u martuan u lidhën më shumë.

    • Berta, gruaja e Lilos qe pedagoge. Bukurinë e kish të lindur,pati fituar dhe Miss Tirana. Por qenka shpirtshëmtuar,- fliste Vjosa me vete.

    Ora ecte e Avniu kishte ngecur aty brenda,te mëkati, vazhdonte Vjosa e sytë nuk ia ndante derës. Afër orës 7 Avniu doli shend e verë. Bile po fishkëllinte.

    • U kënaqe kurvar,e pyeste e shoqja nga larg.

    Më pas ajo u sorrollat nëpër qytet e në shtëpi mbërriti nga ora 8. Sa hyri e priti Avniu me pyetjen:

    • Të kam bërë një supë brokoli që…Por Vjosa ia ktheu:
    • Ore,ta ftojmë ndonjë darkë Lilon me Bertën? Si thua? Mendonte se Avniu do skuqej e zverdhej,por ai qeshi:
    • Mirë e ke menduar,por ata janē në Amerikë. Do rrinë një muaj. Nëna e tij ka dy javë që është sëmurë e i shkoj çdo mbasdite. I gatuaj ndonjë gjë dhe i çoj pëherē lule. Nënë Esmaja ngordh për to.

    Vjosës iu tha gjuha. Qeshi e lehtësuar e propozoi:

    • Të shkoj nesër ta vizitoj.

    Ajo natë qe më e lehtë. Survejimi doli nul, por, ah ajo fija e flokut, fija e dhimbjes, e dyshimit…

    Mëngjesi e gjeti mbi makinë. Afër shtëpisë së Lilos do e linte te lavazhi i Beqos, atje e lante gjithnjë. Pastaj do vizitonte nënë Esmanë. Ashtu bëri e kur u kthyhe bash mbi timon pa një fije floku ngjyrë kafe dhe plot ndriçim. Sikur po e përqeshte. U çudit e u trondit. Edhe te makina ime fije floku femre?! Pyeti Beqon si me shaka:

    • S’e ke larë mirë. Na,shiko fijen! Ai qeshi.
    • Kështu mbushem çdo ditë. Prapa lavazhit mbaj ca kuaj që argëtohen fëmijët mbasdite. Nxjerr ndonjë lek me ta. Po kur i pastroj më ngjten mua qimet e tyre dhe padashje i lëshoj mbi sediljet tuaja. Eh,kushedi sa burra i kam futur në siklet e sherr me gratë. Hahaha.

    Vjosa u plandos në makinë,vuri kokën mbi timon e kaq u qetësua sa i erdhi një këputje e madhe. Donte të flinte jo me orë,por me ditë.

    • Avni,më fal,më fal,-tha dhe e nisi makinën drejt bulevardit mes zhurmës e borijeve që sot i ndjente si muzikë ëndërrash përzjerë me paracatamol…

    Nga Agim XHAFKA

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

    December 30, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.