Turisti slloven rrëzohet nga kalaja dhe humb jetën, ja detajet
Një 65-vjeçar slloven ka humbur jetën pasi dyshohet të jetë rrëzuar teksa vizitonte kalanë e Rozafës në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
Sipas informacioneve, 65-vjeçari është dërguar në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.