Mbrojtësi i Skënderbeut, Klevis Shaqe, pësoi një goditje të rëndë në kokë në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Pogradecit, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë së Parë.
Futbollistit iu desh ndihma e ambulancës për t’u transportuar drejt spitalit, ku po i nënshtrohet kontrolleve më të specializuara.
Nga klubi korçar kanë bërë me dije se 25-vjeçari është jashtë rrezikut dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve:
“Gjendja e tij është e stabilizuar. Aktualisht po kryen grafi për ekzaminime të mëtejshme. Ka një frakturë në pjesën e hundës dhe të fytyrës. Mjekët në spitalin e Korçës janë në konsultë për mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale, por vendimi përfundimtar do të merret pas analizave të tjera.”


