Përfundoi Kampionati Europian Universitar i Volejbollit i zhvilluar nga data 16-23 korrik në Bragë të Portugalisë, në të cilin Shqipëria u përfaqësua nga volejbollistet e Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.
Ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” zhvilloi 6 ndeshje në këtë kompeticion, nga të cilat fitoi dy dhe humbi katër.Me rezultatet e fituara në kompeticionet e dy viteve të fundit të zhvilluara nga Federata Evropiane e Sportit Universitar, ekipi i volejbollit të Universitetit tonë në edicionin e ardhshëm do të jetë në vazon e dytë (nga katër gjithsej) në hedhjen e shortit.
Suksese të mëtejshme ekipeve sportive të Universitetit “Fan S. Noli”!
Rezultatet përfundimtare janë;
- German Sport University Cologne, Germani – “Fan S. Noli” University 3-0;
- University of Zagreb, Kroaci – “Fan S. Noli” University 3-0;
- Aix-Marseille University – “Fan S. Noli” University 3-1;
- University of Bordeaux – “Fan S. Noli” University 3-2;
- University of Averio, Portugali – “Fan S. Noli” University 1-3;
- Norwegian University of Science – “Fan S. Noli” University 0-3.