Në këtë shfaqje regjisorja ka sjellë një kast aktorësh të njohur, duke filluar me Neritan Liçaj, Yllka Mujo, Olta Daku si dhe Zamira Kitën, Paola Kodra dhe Xhuljano Brisku, të cilët në më shumë dy orë i kanë falur emocione të forta publikut artdashës korçar.
Për aktorin Neritan Liçaj shfaqja kishte në brendësinë e saj një temë sociale që ka të bëjë me familjen, që sipas aktorit, është e përshtatur më së miri me realitetin shqiptar.
“Ne i kemi mëshuar njëcik me tepër asaj që autori e ka vet, që është midis humorit praktik amerikan, batutën e famshme dhe brishtëssise se Cehovit. Kjo pjesë flet për familjen, baziken e njeriut, kur motrat e vëllai përqafohen në fund publiku duartroket, sepse u rigjet familja. Ka të bëjë me dëshirën e madhe që kanë shqiptarët për një familje të shëndetshme”
Për Driada Dervishin nuk ka qenë e vështirë të përshtatë këtë vepër të huaj me realitetin shqiptar.
“Besoj që autorë të mirë të japin dorë e para për ta përshtatur sa më mirë me shoqërinë dhe kohën që ti e vë, nga ana tjetër besoj se janë të mëdhenj se kanë aktual dhe i flasin gjithë gjeografive. Besoj ky tekst komunikon shumë mirë dhe përshtatja ka ardhur në mënyrë tejet organike, duke sjellë si me monologun e Neritanit për të vazhduar më copeza të tjera, ashtu reagojnë me duartrokitje në momente delikate”
Pas Tiranës, Durrësit e Korçës vepra do të shfaqet dhe në qytet të tjera të vendit