Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, rrëfimi prekës i motrës në “Opinion”: Mjekët e neglizhuan, dua drejtësi!

    Aktualitet February 7, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Dua drejtësi për vëllain tim”, kështu është shprehur mes lotësh motra e 12 vjeçarit nga Maliqi i cili ndërroi jetë orët e para të 8 Janait 2025, në spitalin Pediatrik të Tiranës. Anastasia Sadiku ka rrëfyer këtë të Enjte në “Opinion” se e humbi vëllanë e saj “prej neglizhencës totale të mjekëve për simptomat e tij”.

    E reja thotë se mjekët në Shqipëri pretenduan se i mituri kishte virozë, ndërkohë që bluzat e bardha në Greqi, Itali e Gjermani kanë konfirmuar se bëhej fjalë për “infeksion bakterial”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas Anastasias, Leo nuk kishte pasur asnjëherë më parë probleme me shëndetin e se madje luante futboll, ëndërr që fatkeqësisht iu pre në mes.

    Blendi Fevziu: Në çfarë rrethanash ka ndodhur?

    Anastasia Sadiku: Në datën 28 Dhjetor, Leo kishte ndeshje futbolli sepse luante futboll. Në darkë, tha nesër nuk fitojmë se ata janë ekip i fortë dhe kur u kthye ishte gëzuar shumë se kishte bërë dy gola. Për ironi të fatit ishin golat e tij të fundit, sepse ëndrra e tij u la përgjysmë. Në mbrëmje, në datë 28 ndihet keq, ankohej për dhimbje barku, qëndroi në shtëpi me idenë që mos është ftohur, mami thotë shkojmë në spital mos ka konsumuar diçka dhe e ka helmuar.

    Shkojnë në Urgjencën Pediatrike në Korçë dhe mjeku thotë janë shenja viroze, asgjë shqetësuese. I jep medikamentet dhe i përcjell për në shtëpi. Thotë nëse ka të vjella, do e risjellësh. Gjatë natës ka qenë mirë. Në datën 29 në mëngjes po ankohej përsëri dhe pati të vjella. Shkojnë në spital, një mjek tjetër vendos që ta shtrojë. Gjendja deri në 31, ishte diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Në 29 i kanë bërë analiza gjaku dhe urinë, asnjë ekzaminim tjetër.

    Blendi Fevziu: Mbase ky është protolkolli…

    Anastasia Sadiku: Kartela ka shkuar edhe në mjekë jashtë vendit, nga rezultatet ai kishte infeksion bakterial. Jo virozë! Kemi çuar kartelën në Greqi, Itali dhe Gjermani. Në datë 31 ishte në spital vëllai. Tha është nata e vitit të ri, po qante, dua të ndez fishekzjarret tha. Mami i thotë që do qëndrojmë këtu nëse s’jemi mirë. Futet mjeku dhe i thotë që s’është mirë që të dalë sepse kishte temperaturë. Do e shohim deri pasdite dhe nëse gjendja stabilizohet, mund të dalim tha mjeku.

    Nga darka, rreth orës 20:20, ankohej përsëri dhe tha mami shkojmë në spital se nuk po ndihem mirë. Shkojnë paditen e 31-it, ishte një mjeke tjetër, thotë që viroza do bënte ciklin e vet dhe e përcolli për në shtëpi. Mori antibiotikët nga data 1 deri në 5 Janar. Në datë 7 tha mami t’i bëjmë një kontroll përsëri. Kishte djegie në bark dhe e vendoste dorën te barku.

    Në datën 7 në mëngjes, Leo flinte me vëllain tjetër. Ai vjen e thotë hajdeni se Leo po vjell. Kishte vjell hemoragji. Mami nuk ishte e bindur se ishte hemoragji se volli në një vend të papërshtatshëm, më pas e kuptoi…

    Në datën 7 erdhëm në Tiranë. Ka qenë në reanimacion në Korçë, ata vunë re glicemi të lartë, bënë disa matje analizash për diabetin dhe thanë është më mirë të shkojë në Tiranë. Ata nuk u morën fare me të vjellën. Në 7 Janar në orë 16:00 e kanë sjellë në Tiranë.

    Si fillim e priti Urgjenca Pediatrike, kemi pritur 20 minuta në holl. Aty vëllait nuk i është bërë asnjë ekzaminim, përveç matje diabeti dhe analiza gjaku. Këmbët e duart i kishte të ftohta dhe gishtat e nxirë. Ndërroi jetë në orën 01:45 të datës 8 Janar. 7 orë ka qënduar në Tiranë.

    Theksojmë se moderatori Blendi Fevziu kishte planifikuar të dëgjonte sonte edhe versionin e mjekut të QSUT-së që ka marrë përsipër rastin, por ky i fundit “ka lajmëruar gjysmë ore para emisionit se nuk do të jetë prezent.”

    “Një prej gjesteve që asnjë person nuk e nderon”, tha Fevziu.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Historia unike dhe e panjohur e 3 korçarëve që i mbijetuan katastrofës të Titanikut

    July 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.