Po ndiqet penalisht nkë 53 vjepar nga fshati Vërdovë i Pogradecit. U konstatua se shtetasi në fjalë po kryente punime në pikën e shitjes së inerteve, pronë në pronësi të tij, por nuk ishte i pajisur me leje për punime ndërtimi.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të ndërtimit pa lejë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në pikën e shitjes së inerteve, në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.