Një banor i qytetit të Korçës i cili gjatë momentit të ndërrimeve ndezi dy fishekzjarrë në banesën e vet, në një moment situata i ka dalë nga kontrolli dhe ka marrë lëndime në dorë.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se banori ka marrë mjekimin e duhur spitalor dhe më pas është larguar nga ambientet e këtij spitali.
Nga ana tjetër, spitalet bashkiake të Pogradecit, Bilishtit e Kolonjës bëjnë me dije se nuk ka patur raste të lëndimeve për shkak të fishekzjarreve.