Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vidhnin motorra në Maqedoni dhe i shisnin në Pogradec, 4 persona në pranga

    Kronikë July 27, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Passing”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të mjeteve motorike.

    Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në drejtimin e Prokurorisë. Trafikonin nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut, mjete motorike të vjedhura, të cilat më pas i çmontonin dhe i shisnin për pjesë këmbimi në Shqipëri, vihen në pranga 4 shtetas.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të mjeteve motorike, pas një hetimi 1-javor, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Passing”.

    Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve A. R., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Librazhd; A. A., 44 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni e Veriut; L. D., 19 vjeç dhe M. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radokal, Pogradec.

    Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, të cilat më pas i çmontonin dhe i shisnin për pjesë këmbimi në vendin tonë, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të dyshuar që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

    Konkretisht, më datë 22.07.2023, këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar nga Maqedonia e Veriut, një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit shtetasi A. R., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga forcat e Policisë, ka tentuar të largohet dhe ka braktisur automjetin në afërsi të fshatit Radokal, Pogradec.ga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi vidhnin mjete motorike në Maqedoninë e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi. Vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.