Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vithkuqi kurora e turizmit në Korçë

    Aktualitet July 9, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për bukuritë dhe historinë që ka kjo zonë e Korçës, bën që ajo të renditet ndër fshatrat parësor për potencial turistik, duke qendruar përkrah me Voskopojën dhe Dardhën për nga resurset që trashëgon.I pozicionuar vetëm 20 km larg Korçës në jug-perëndim të saj, është i pasur me një relievi malor dhe me një klimë alpine të përshtatshme për një turizëm gjithëvjetor.Historiku dhe zhvillimi i tij

    Gjatë shek. XVII-XVIII Vithkuqi arriti një zhvillim të lartë ekonomik dhe kulturor, që e rëndiste atë krahas qendrave të tjera të dëgjuara si Voskopoja, Nikolica, Shipcka, etj. Dëshmi të këtij zhvillimi janë monumentet që ruhen deri në ditët tona, si edhe të dhënat që dalin nga mbishkrimet dhe kodiket e kishave.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Qyteti ishte i shpërndarë në një terren të thyer e të larmishëm dhe numëronte një numër të madh lagjesh, ndër të cilat përmendim lagjen Grekas,Tataç, Kovaças, etj.Vithkuqi mbahet mend edhe për numrin e madh të kishave, rreth 14 kisha dhe manastire të periudhës postbizantine, ndër të cilat më të rëndësishme janë, Kisha e Shën Mëhillit dhe Manastiri i Apostujve Pjetër e Pavel, që ruhen deri në ditët tona.

    Për shkak të zhvillimit ekonomik si Vithkuqi edhe Voskopoja shpesh kanë vuajtur prej sulmeve të herëpashershëm plackitëse dhe shkatërruese. Kishat e VithkuqitVithkuqi zë një vend të veçantë në Shqipëri përsa i përket kishave, jo thjesht për nga numri i tyre, por arkitektura e ndërtimit dhe zbukurimet.

    Më përpara kjo zone ka pasur 24 kisha, ndërsa tani ka vetëm 14 të tilla, gjashtë prej të cilave janë monumente kulture të kategorisë së parë. Ku përmendim Manastirin e Shën Pjetrit, Kishën Shën Marias, Kishën e Shën Mëhillit apo edhe Kishën e Shën Gjergjit.Kishat e Vithkuqit të tipit bazilikë janë të pasura me afreske dhe ikonastase të punuar nga mjeshtrat e pikturës ku përmendim vëllezërit Zografi.

    Ekzistenca e tyre vërteton edhe njëherë rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj zone. Një tjetër objekt kulti me interes e kësaj zone është edhe “Varri i pagëzimit”, sipas gojëdhënës, në këtë varr janë varrosur gjithë pjesëtarët familje vithkuqare. Një prift grek, është bërë shkaktari i një tragjedie në fshat pasi nuk pranoi të pagëzonte në gjuhën shqipe një fëmijë të sapolindur me argumentin se riti i shenjtë mund të bëhej vetëm në gjuhën greke.

    Foshnja vdiq në derën e kishës nga të ftohtit dhe më pas u shua e gjithë familja e tij nga pikëllimi.Kisha e Shën Mëhillit, Vithkuq. Foto nga Drejtoria Rajonale e Trashegimisë Kulturore KorçëMuralet në Kishat e Vithkuqit. Foto nga Drejtoria Rajonale e Trashegimisë Kulturore Korçë

    Shkatërrimin përfundimtar Vithkuqi e pësoi në fillim të shek. XIX . Studiuesi Theofan Popa më 1954 ka zbuluar në murin jugor të hajatit të kishës së Shën Mëhillit një shënim të gjatë të lënë nga Dhaskal Kostandin Cepi, ku përshkruhet Vithkuqi i djegur dhe i shkretuar më 18 korrik 1828.

    Që nga ajo kohë Vithkuqi e humbi rëndësinë e dikurshme dhe u kthye në një fshat të zakonshëm, thekson profesori Piro Thomo në botimin e tij Kishat Postbizantine në Shqipërinë e Jugut.Vendi ku lindi autori i abetares së parë shqipe, Naum Veqilharxhi, sot nuk frekuentohet nga shumë turistë, për shkak të mungesës së ambienteve akomoduese, por mbetet një nga fshatrat më mbresëlënëse me një panoramë përrallore.

    Përveç kishave në të mund të shijosh gatimet tradicionale korçare, por edhe të eksploroni shtigjet e virgjëra të Vithkuqit, pse jo të takoni edhe vendasit të cilët do ju informojnë më shumë mbi historitë e fshatit.Nga: IntoAlbania

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Korçë Turizëm Vithkuq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026

    Rezultatet e PISA 2025: Shqipëria mbetet nën mesataren e OECD

    September 9, 2026

    Konflikti në Shkodër: Humb jetën 24-vjeçari, dy të plagosur

    September 9, 2026

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026

    Aksident në unazën e Korçës, përplasen dy automjete

    September 8, 2026

    Nertil Jole kërkon prani të përhershme të të zgjedhurve në Korçë

    September 8, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.