Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Gjonç të Ersekës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën e një tyrbe gjatë natës së 23 gushtit 2025.
Denoncimi është bërë nga shtetasi N. B., 67 vjeç, i cili shërben prej vitesh në këtë objekt kulti. Sipas tij, autorët kanë shfrytëzuar orët e vona të natës për të hyrë në ambientet e tyrbes dhe për të marrë kasafortën që ndodhej aty. Ende nuk është bërë e ditur shuma apo sendet që mund të kenë qenë brenda saj.
Policia e Ersekës ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po këqyr vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova materiale që mund të çojnë në zbardhjen e saj.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të çuar përpara drejtësisë autorët e dyshuar.


