Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nelson Hysa fiton me nokaut ndaj Thomas Narmo në Londër

    August 31, 2026

    Ekstradimi i Rexhino Abazaj drejt Gjermanisë nxit protesta

    August 31, 2026

    Kolonia e Piktorëve në Pogradec bën bashkë artistë nga bota

    August 31, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu dominon Barletin, Tirana likuidon Dinamon

    Aktualitet October 7, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me dy ndeshje të zhvilluara të shtunën është mbyllur java e katërt në Superligën e volejbollit të femrave.

    Një javë që nisi me një minutë heshtje në të gjitha takimet në nderim të trajnerit legjendar Vangjel Koja, i ndarë nga jeta disa ditë më parë. Skënderbeu regjistroi fitoren e radhës, duke kaluar me sukses transfertën e “Asllan Rusit” kundër Barletit. Vajzat e Orlando Kojës dominuan në çdo aspekt ndaj universitareve, teksa triumfuan 0-3 në një përballje që zgjati 77 minuta.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në të tria setet, epërsia e skuadrës korçare ishte e dukshme, e përkthyer edhe në rezultat, me miket që fituan përkatësisht 14-25, 18-25 dhe 17-25. Elena Bego me 16 pikë, Caroline Moreria me 12 dhe Elizabeth Sandoval me 10 spikatën në sulmin e kampioneve në fuqi, me Skënderbeun që shkëlqeu edhe në mbrojtje, duke mos çuar asnjë lojtare të Barletit në kuotë dyshifrore pikësh.

    Në Farkë u zhvillua derbi i kryeqytetit ndërmjet Dinamos dhe Tiranës, sfidë që vendoste përballë dy ekipet më të titulluara të volejbollit të femrave në Shqipëri, 20 herë kampione secila. Vajzat bardheblu të trajnerit Adrian Gorenca triumfuan 0-3 në një takim që zgjati 1 orë e 31 minuta. Tirana e nisi lojën mirë, duke komanduar në çastet e para, por Dinamo u afrua dhe vendosi baraspeshën 17-17. Megjithatë në momentet vendimtare, skuadra bardheblu rikaloi përpara, për ta fituar setin e parë 22-25.

    I ngjashëm ishte edhe seti e dytë, i mbyllur 19-25 për Tiranën. Edhe në setin e tretë vajzat bardheblu ishin gjatë të gjithë kohës në epërsi dhe me gjithë përpjekjet në fund nga Dinamo, Tirana fitoi 23-25. Enkeleda Braho ishte lojtarja e ndeshjes, me 20 pikë për Tiranën, ndërsa venezuelasja Johenlis Belisario, u prezantua me 14 pikë në debutimin me bardheblutë.

    Në takimet e luajtura të premten, Partizani mundi 0-3 Vllazninë, ndërsa Teuta triumfoi 1- 3 ndaj Pogradecit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nelson Hysa fiton me nokaut ndaj Thomas Narmo në Londër

    August 31, 2026

    Ekstradimi i Rexhino Abazaj drejt Gjermanisë nxit protesta

    August 31, 2026

    Kolonia e Piktorëve në Pogradec bën bashkë artistë nga bota

    August 31, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nelson Hysa fiton me nokaut ndaj Thomas Narmo në Londër

    August 31, 2026

    Ekstradimi i Rexhino Abazaj drejt Gjermanisë nxit protesta

    August 31, 2026

    Kolonia e Piktorëve në Pogradec bën bashkë artistë nga bota

    August 31, 2026

    Islanda refuzon negociatat me BE: Brukseli respekton votën

    August 31, 2026

    SHBA godet sistemet e raketave në Iran pas një muaji qetësi

    August 31, 2026

    Kosova kërkon trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapjen e arkivave të luftës

    August 31, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ekstradimi i Rexhino Abazaj drejt Gjermanisë nxit protesta

    August 31, 2026

    Kolonia e Piktorëve në Pogradec bën bashkë artistë nga bota

    August 31, 2026

    Incidenti me himnin në Pustec, sqarimi i Pali Kolefskit

    August 30, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.