Skënderbeu fiton me rezultatin 3-1 me Teutën në javën e parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra
Më përjashtim të setit të tretë, në setet e tjera ka patur pak histori pasi Skënderbeu edhe duke aktivizuar lojtare te reja ja ka dalë të fitojë setin e parë 25-18, të dytin 25-21 dhe setin e katërt me rezultatin 25-15.
Edhe për trajnerin Orlando Koja, Skënderbeu këtë sezon është skuadra për t’u mundur edhe në kushte kur ndryshe nga rivalët që kanë investuar më shumë me lojtarë të huaja, Skënderbeu ka një gërshetim me lojtare vendase dhe të huaja
Sipas trajnerit edhe këtë sezon Skënderbeu, Tirana e Partizani janë skuadra që do të luftojnë për trofetë por Koja thotë fjalë të mira edhe për Vllazninë, Pogradecin e Teutën.
Me fitore e ka nisur këtë javë të parë edhe ekipi i meshkujve në volejboll duke fituar me Teutën me rezultatin 3-1.