Pogradeci bën mrekullinë në ndeshjen e javës së 1 të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra duke mundur Vllazninë në shtëpinë e saj me me rezultatin 1 me 3.
Pogradecaret për lojën e rrjetës të drejtuara nga trajneria Mimoza Shaho kanë arritur me meritë një fitore në hapje të sezonit për këtë vit. Fitorja merr vlera të dyfishta pasi luhej në trasfertë kundër ekipit të Vllaznisë.
Duket se këtë vit me afrimet e reja ekipi pogradecar synon të shkojë larg.
Vllaznia- Pogradeci 1-3
(17-25, 25-15, 11-25, 22-25)