Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zbardhet dosja se si policët e kufirit në Korçë futën në xhep mijëra euro/ Falsifikonin dietat në hotele luksoze

    Aktualitet July 5, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    19 punonjës policie u pezulluan nga detyra dhe 2 qytetarë u lanë në masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi sipas hetimeve nga AMP dhe Prokuroria e Korçës rezultuan se kanë konsumuar veprën penale të Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
    ​
    Top Channel mëson se nga viti 2019 deri në vitin 2022 drejtues të drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit në Korçë dhe vartës të tyre duke shpërdoruar detyrën kanë kryer transferime fiktive të të punonjësve dhe kanë lejuar që punonjësit nëpërmjet falsifikimit të faturave të hoteleve të ndryshme të përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga fondet e Frontex. Demi llogaritet rreth gjysmë milion euro.

    Në dosjen hetimore që Top Channel disponon rezulton se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Megjithëse punonjësit planizoheshin dhe punonin në Kapshticë ata regjistroheshin sikur punonin në Shtikë dhe Leskovik për të marre pagë bonus për shkak të largësisë.

    Po ashtu punonjës të ndryshëm paraqisnin në Sektorin e Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, dokumentacione fiktive sikur akomodoheshin në hotele të ndryshme për të marrë nga FRONTEX fonde për akomodim kur në fakt rezultonte se punonjësit akomodoheshin në banesa me qera që e ndanin më shumë se 2 persona dhe pagesa mujore shkonte maksimumi 200 euro.

    Me fatura të falsifikuara hetimi ka zbuluar se janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.

    Po ashtu është konstatuar një fryrje e ditëve të shërbimit pranë FRONTEX ku nga 10 – 14 ditë punë punonjësit deklaronin se kishin punuar 30 ditë.

    Sipas rregullave të FRONTEX përveç pagës punonjësit merrnin pagese ekstra për çdo kilometër largësi, 30 euro për ushqim ditor dhe 40 euro për strehim.

    Hetimet vazhdojnë me qëllim nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore dhe të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Qafë Thanë-Aksident me pasojë vdekjen e një shtetaseje gjermane

    May 9, 2023

    Fuat Hoxhallari/ Njeriu që sfidonte me besim të fortë diktaturën

    July 18, 2023

    ALBANI/Harta e rrallë e Shqipërisë në botimin e 1493, Serbia, Bullgaria etj nuk ekzistonin

    November 1, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.