Vendbanimi i Linit më i vjetër, arkeologët drejt planimetrisë së parë shkencore të banesës në ujë
Janë mbyllur gërmimet e fazës së parë të vendbanimit palafit të Linit ndërkohë që grupi i arkeologëve tashmë janë në fazën e dytë të gërmimeve ujore.
Sipas profesorit të arkeologjisë Adrian Anastasi në qoftë se një vit më parë u tha se ky vendbanim është më i vjetri në Europë dhe u përcaktua si 7500 vite nga ditët e sotme, këtë vit është shtyrë më tepër me disa shekuj më parë, deri në 8100 vjeçar nga dita e sotme.
” Vjeshta e dimri na pret me lajme të mira, jemi të kënaqur sepse mendojmë që jemi në fazën më të hershme të vendbanimit, pra vjet thamë se është vendbanimi me i vjetër palafit në Europë, përcaktuam 7500 nga ditari e sotme. Ndërsa tani e kemi shtyrë me tepër me disa shekuj me pare, jemi diku tek 6100 si vendbanim, para Krishtit. 8100 nga ditët e sotme.”
Profesori i njohur për herë të parë bën të ditur se në fazen e dytë të gërmimeve në ujë janë gjetur 3 mure mbrojtëse, çka tregojnë se kemi të bëjmë me 3 vendbanime ngjitur tyre. Anastasi shton se ajo çka është më e rëndësishme është se për herë të parë kërkohet sqarimi i planimetrise se një banese në ujë.
“Jemi në fazën e dytë në gërmimet nën ujë, nga tre mure mbrojtjes, të cilat ndërtoheshin nga këto palafite, rethimet mbrojtëse tregojnë se kemi 3 vendbanime. Dy nga këto të dokumentuaea nga vjet, një e kishjm me dyshime por e kondurmuam të plotë këtë të rrethim, kemi marrë kampionët.
Tani kërkojmë të sqarojmë planimetrine e një banese në ujë, që mund të renditet planimetria e parë shkencore në liqenin e Ohrit. Qoftë në Maqedonia qofte ne Shqipëri, për herë të parë kemi një ekspertize shkencore”
Drejtori i turizmit në bashkinë e Pogradecit Ledjan Zeqollari është shprehur se po shihet mundësia dhe forma e ekspozimit të objekteve të gjetura në vendbanimin e Linit.
Burime pranë grupit të arkeologëve shqiptare e zvicerane bëjnë të ditur se tashmë është përcaktuar sipërfaqja prej 6 hektarësh e këtij vendbanimi që do të jetë objekt gërmimesh dhe studimi në vitet e ardhme