Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zeni Çela, futbollisti emblemë i Korçës feston 88 vjetorin

    Aktualitet October 11, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zeni Çela, futbollisti polivalent që i fali gjithçka sportit korçar sot feston 88 vjetorin me dashurinë e jetës së tij Klara Çela.

    Ikonat e futbollit korçar, ata që me lojën e tyre i kanë dhuruar emocione të pa përsëritshme sportdashësve të këtij qyteti, janë si perlat e rralla në një gjerdan të bukur. Një ndër ta, mjeshtri i topit të këmbës Zeni Çela, është ai që i ka falur gjithçka të pasionit e mundit të tij vetëm futbollit korçar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sot Zeni Çela feston 88 vjetorin e tij të lindjes, ndërsa meriton të kurohet me nderim, edhe për faktin se kontributi i tij si lojtar dhe trajner në futbollin korçar nuk është çmuar sa duhet. Kjo edhe për shkak të biografisë dikur, dhe sot i lënë disi në harresë, teksa i përkushtohet jetës familjare me bashkëshorten e tij, punonjësen emblemë të bibliotekës së Korçës, intelektuale dhe veprimtaren shoqërore Klara Çela.


    I vëmendshëm këtë mëngjes të 11 tetorit që kremton 88 vjetorin e lindjes më tepër për bashkëshorten sesa për datën e shënuar të jetës, profesor Zeni i kujton se e kanë kërkuar në telefon.

    Klara thotë se ka qënë i pari djali i tyre që i ka uruar ditëlindjen të atit, dhe padyshim nuk ka munguar vajza e gjatë ditës do të marrin shumë urime nga miqtë e tyre dhe dashamirësit e profesor Zenit.

    ‘Do ta festojmë këtë 88 vjetor të Zenit të dy në shtëpinë tonë, se unë jam pak pa qejf nga shëndeti dhe ai e ka shumë merak të kujdeset për mua. Edhe pse me diferencë moshe nga unë mbahet mjaft mirë me shëndet’ thotë Klara.

    Dhe kështu ndodh. Edhe tani në moshën 88 vjeçare Zeni Çela ruan një formë të mirë sportive, duke mos u ndarë nga pasioni i tij i pleqërisë, pedalimi i biçikletës. Njëherë që ndodhi ta humbë u ndie disi keq dhe familjarët u detyruan t’ja zvendësonin me një të re.

    Sot është 88 vjeç, e mban mbi supe një karrierë të gjatë e të suksesshme futbollistike si lojtar dhe trajner. Zeni Çela është korçari i mirënjohur, mjeshtri i topit që ka luajtur në pozicione të ndryshme duke i qëndruar besnik vetëm Skënderbeut.

    Një nga figurat më të shquara që qyteti i Korçës ka patur fatin ta ketë jo vetëm si qytetar, por edhe si profesionist të sportit të futbollit.

    Zeni Çela përfundoi karrierën si futbollist në vitin 1967, por nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për futbollin, duke vazhduar më pas si trajner i ekipit të moshave, dhe po ashtu si mësues pranë shkollës Stavri Themeli. E një ndër arritjet e profesor Çelës ka qenë formimi i një ekipi privat të cilin e quajti Oktapodi, duke dalë 10 vite kampion, e duke i dhënë Korçës një tjetër ekip me vlerë në atë kohë.

    Pofesor Zeni Çela ka dhënë shumë në trajnimin e të rinjve dhe nxjerrjen e talenteve korçarë, që sot e kësaj dite luajnë në ekipe të mëdha në Shqipëri apo edhe në Europë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    “Gjurmët e Devollit në Telajo” – Ekspozita personale e Diana Ajdari Xhaçi me 42 punime që mishërojnë natyrën e Devollit

    December 8, 2025

    Pogradec: Kryebashkiaku takim me Këshillin Rinor, fokus te buxheti dhe projektet për të rinjtë në 2026

    December 8, 2025

    Parashikimi i motit për 8 dhjetor – Qarku Korçë

    December 8, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025

    Kryebashkiaku Ilir Xhakolli pret në një takim zyrtar Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Korçë

    December 7, 2025

    Kapshticë – Arrestohet 36-vjeçari në kërkim, i ndaluar në hyrje të Shqipërisë nga Policia Kufitare

    December 7, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Dënime të rënda për KF Iliria pas incidenteve ndaj lojtarëve të Skënderbeut

    December 6, 2025

    Korça vlerëson 77 gjimnazistët më të mirë me Bursën e Ekselencës nga Bashkia

    December 5, 2025

    Reagon Skënderbeu pas dhunës në Fushë-Krujë: “Lojtarët tanë me shenja në trup, ndeshja nuk mund të vazhdonte”

    December 4, 2025
    Më të klikuarat

    Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, çelin sezonin e pyllëzimeve 2026

    December 7, 2025

    Korça drejt një drejtuesi të ri në Policinë e Shtetit – kandidat kryesor Uljan Shpataraku

    December 3, 2025

    Korçë – Procedime penale, arrestim dhe një person në kërkim për vepra të ndryshme penale në qark

    December 7, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.