Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zhani Treska/Kryebashkiaku i parë i Pogradecit

    Histori November 28, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Me ardhjen e pluralizmit në nisi edhe riorganizimi i pushtetit lokal në vend. Zhani Treska është njeriu i parë i cili mori drejtimin e Pogradecit në vitet 1992-1996. Pogradeci ishte një qytet-fshat pothuajse i shkatërruar pas komunizmit dhe asokohe siç thotë edhe Treska njerzit vuanin për bukë dhe ujë dhe këto ishin dy sfidat më të mëdha të kohës.

    Si erdhi kandidatura juaj?

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Unë kam qenë drejtor banke asokohe dhe disa miq të mi të angazhuar politikisht më kërkojnë të kandidoj, unë nuk merresha me politikë në fakt. Pasi u mendova vendosa të pranoj kandidaturën. Ishte e vështirë sepse edhe familja nuk ishin dakord me vendimin tim, por unë vazhdova.

    Nuk bëmë ndonjë fushatë kushedi se çfarë sepse num dinim të bënim të tilla, sistemi nuk na kish lejuar asnjëherë këtë gjë, punuam derë me derë me njerzit dhe shkuam në zgjedhje. Unë kandidoja me PD, por në zgjedhje dolëm balotazh dhe në raundin e dytë fitova me 300 vota plus.

    Si ishte dita e parë e punës?

    E vështirë, nuk kishte zyra bashkie, staf apo buxhet, mbaj mend që dikush më tha të nisnim takimet me popullin, por populli vuante për buk, ishte i varfër. Mbaj mend që shkoja në Korçë dhe Elbasan shumë herë dhe merrnim miell që e shpërndanim për njerzit për pak ditë ushqim, qyteti ishte pothuajse në agoni dhe njerzit po ashtu.

    Pastaj me ndihmën e fondacioneve gjermane arritëm që të përballonim pak nga pak situatën.

    Qyteti nuk kish as bukë as ujë e as kanalizime gjithçka ishte kaos dhe ngado kishte plehra, ishte e vështirë tl menaxhoje një qytet pa staf e pa buxhet. Mbaj mend që presidenti Berisha vinte shpesh në qytet, si në kohën kur filluam projektin për ujin, kanalizimet deri tek hapja e doganës së Tushemishtit. Uji dhe Kanalizimet u realizuan shumë më vonë por ne të paktën hodhëm hapat e parë të këtyre projekteve.

    Ka qenë periudhë e errët, siç thashë nuk bëmë gjëra që ta ndryshonim qytetin, por bëmë elementaret nisëm pastrimin, rregullimin dhe mundoheshim të ishim pranë njerzve në çdo kohë.

    Mbaj mend që shumë herë përfundoja në spital, pasi e përjetoja situatën me shumë stres, kjo ishte edhe arsyeja se përse nuk rikandidova më në 96′ por hoqa dorë na bashkia.

    Megjithatë nuk bëhem pishman që mora drejtimin për pak kohë përfundon Treska.

    Zhani Treska si kryebashkiak i parë i Pogradecit tregon edhe faktin që ka qenë një drejtues i ndershëm, ai sot jeton në një apartament të thjeshtë 2+1 të qytetit pranë lumit dhe kjo është gjithë pasuria e tij edhe këtë shtëpi e kish fituar në kohën e komunizmit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026

    Maliqi kundërshton bashkimin me Korçën në dëgjesën publike

    August 18, 2026

    Bashkimi Maliq Korçë, Gëzim Topçiu përgatit shkresë për Kuvendin

    August 18, 2026

    Tkurrja demografike në Korçë: Vdekjet tejkalojnë lindjet

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.