Një 57 vjeçar nga fshati Ziçisht i Devollit dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Ndaj tij nisi procedimi penal.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Pocedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës në familje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Ziçisht, Devoll, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.