Një zjarr ka rënë mesditën e së dielës, më datë 08 qershor 2025, në fshatin Vloçisht të njësisë administrative Libonik, në bashkinë Maliq.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të një shkëndije elektrike në një transformator të energjisë elektrike.
Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.


