Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zjarret në Juglindje, Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: Problemi kryesor janë rrugët malore, jo mjetet

    Aktualitet July 23, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, zhvilloi sot një takim në Korçë me përgjegjësit e stacioneve zjarrfikëse të rajonit juglindor, ku në fokus të diskutimit ishin sfidat dhe problematikat me të cilat përballen strukturat në terren, veçanërisht në zonat malore.

    Në një prononcim për mediat, Cara theksoi se vështirësitë më të mëdha nuk lidhen me pamjaftueshmërinë e mjeteve, por me mungesën e infrastrukturës rrugore në zonat e thella malore, një përgjegjësi që u takon bashkive.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Nuk është çështje mjetesh, por rrugësh. Ligji e detyron kryetarin e bashkisë të sigurojë rrugë kalimi për zjarrfikëset. Ka bashki që kanë reaguar dhe kanë hapur rrugët e dhéut, por ka ende bashki që nuk kanë kryer investimet e nevojshme. Buxhetet janë shpesh të pamjaftueshme, por investimet duhen bërë hap pas hapi.”

    Sa i përket ndërhyrjeve nga ajri, Cara sqaroi se Shqipëria ka kapacitete ajrore të mjaftueshme dhe se çdo rast vlerësohet me kujdes për të ndërhyrë sipas shkallës së rrezikut.

    “Nuk ka pasur vonesa në ndërhyrje nga ajri, por ka pasur vlerësime të situatave për të ndërhyrë me prioritet. Në çdo rast, avionët kanë ardhur në ndihmë. Jemi në komunikim edhe me mekanizmin europian, pasi është normale të punojmë me mbështetje të ndërsjellë.”

    Për vjetërsinë e mjeteve zjarrfikëse në juglindje, ai shtoi se nuk është viti i prodhimit ai që ka rëndësi, por funksionaliteti i tyre.

    “Të gjitha mjetet janë në gjendje pune. Edhe në vende të zhvilluara si SHBA apo Çekia përdoren mjete të prodhimeve të ndryshme, por që janë të pajisura dhe funksionale. Edhe pse pajisjet nuk janë gjithmonë të reja, ato janë të përdorshme dhe efektive.”

    Gjatë ditëve të fundit, në juglindje të vendit janë shfaqur disa vatra zjarri, përfshi në zonat e Vernikut, Drenovës, Leminotit dhe Kapshticës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    drejtori i pergjithshem qarku Korçë slide Zjarret
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.