“100 VJETORI I REVOLUCIONIT TË QERSHORIT SIPAS TË PËRKOHSHMEVE “GAZETA E KORÇËS” DHE “SHQIPTARI I AMERIKËS” (QERSHOR-DHJETOR 1924)-SEMINAR SHKENCOR I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË
✴ Takimin e përshëndeti rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili përgëzoi Departamentin për #tematikat e zgjedhura në veprimtaritë që organizon ashtu si ky #seminar shkencor që, gjithashtu përkon edhe me 60-vjetorin e vdekjes së #personalitetit të gjithanshëm, Fan Nolit, emrin e të cilit mban Universiteti ynë.
✅Më pas edhe përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Edlira Menkshi i uroi punime të mbara këtij seminari, ku ishin të pranishëm pedagogë, studentë e #alumni të Departamenti HistoriGjeografi, si dhe #studiues e #historianë.
Seminari vijoi me prezantimin e #punimeve #shkencore: “Neutraliteti i Korçës gjatë Revolucionit të Qershorit” nga phd. Metin Venxha dhe “Vizitat e Nolit në Korçë dhe impakti i tyre në jetën social-politike” nga dr. Orion Ago, në të cilat figura e Nolit shfaqet e parë nga këndvështrimi se si e ka trajtuar #shtypi i kohës veprimtarinë e tij.
Të pranishmit vazhduan me pyetje e diskutime, duke u ndalur në momente të veçanta historike rreth #temës bosht të këtij seminari shkencor.


