Një 18 vjeçar nga fshati i Trebinjës ka hyrë në shtëpinë e xhaxhait të tij duke bërë fhe dëme materiale. Xhaxhai ka bërë kallëzim penal dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vijon puna për kapjen e 1 shtetasi, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. L., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Trebinjë, dyshohet se ka dëmtuar dyert dhe ka tentuar të vjedhë në banesën e xhaxhait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.