Mesditën e sotme ka nisur procedimi penal për shtetasin 30 vjeçar nga Pogradeci, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Ja njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të dhunës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. R., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Naterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.