Një 42 vjeçar në Pogradec është arrestuar ditën e sotme pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Komisariatit Pogradec;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale të ushtrimit të dhunës në familje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


