Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Eduard Kapri/A duhet ti kthehet politikës lokale?

    Personazh September 17, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Eduard Kapri ish kryebashkiaku i Pogradecit në vitet 2015-2019 mund të cilësohet si drejtuesi më jetëshkurtër i qytetit, kjo jo për fajin e tij, por për fajin e logos së partisë ku ai aderonte në atë periudhë, që ishte PD.

    Në fakt Kapri nuk vinte nga radhët e PD, në bindje dhe karrierë ai ka qenë i majtë pasi për vite me rradhë ishte edhe kryetar i partisë së Skënder Gjinushit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Edhe në momentin që emri i tij doli si kandidat i propozuar nga radhët e PD, ai nuk u pa e as nuk u votua si njeri me “gjak blu” por u votua për Edin që njihnin të gjithë asokohe, puntor, i qetë, i sjellshëm etj.

    Kapri arriti të fitonte përballë kandidaturës së që koalicioni Ps-Lsi kish hedhur në garë, Diana Miles, arkitektes pogradecare, të cilën në fakt e dogji logoja që përfaqësonte më së shumti, Lsi-ja. Pasi Diana vërtet kishte dhe ka ende një impakt mjaft pozitiv nga qytet nisur edhe nga familja që ajo rrjedh.

    Me një diferencë jo të madhe votash, Kapri mori drejtimin e bashkisë së Pogradecit, por më shumë se sa një fitore ajo do të ishte një dhimbje koke. Bashkia që ai mori në drejtim kishte mbi 5 mld borxhe të pashlyera nga drejtuesit para tij dhe si e tillë kjo do të ishte halli më i madh i tij, pas borxheve ai mori edhe një bllokadë qeveritare pasi sa herë i jepej rasti, kërkonte shlyerjen e borxheve nga qeveria dhe në shumë raste Rama e quajti, Kryetar që vetëm di të ankohet.

    Por pavarësisht kësaj Kapri arriti të bënte disa ndryshime infrastrukturore në Pogradec, ai investoi në;

    ●Lagjen Goricë
    ●Përroin e Çaprazit
    ●Bllok pallatesh tek rruga rinia
    ●Zona e Agjensisë së qytetit
    ●Blloku pallateve tek stadiumi
    ●Siguroi finamcimin me Ministrinë për 3 shkolla, gjimnazet e qytetit “Muharrem Çollaku” dhe “Gjergj Pekmezi” dhe shkollën “Kozma Basho”

    këto ishin disa që mund të cilësohen si projekte madhore në kohën e Kaprit.

    Por ajo çfarë e “përvëloi” ish kryebashkiakun ishte pikërisht mospjesëmarrja në zgjedhje e Lulzim Bashës në 2019-ën e cila u shoqërua edhe me një çështje në Spak për Kaprin pasi u akuzua për mbyllje shkollash ditën e zgjedhjeve.

    Sot kur Pogradeci ka ecur para me investimet e ndryshimet, Kapri pothuajse është mëjanuar nga politika, kjo pasi mes tij dhe Pd pati krisje të fortë, pasi kjo e fundit mbeti e pakënaqur që Kapri nuk i punësoi të gjithë demokratët në bashki. Asokohe ai zgjodhi të ishte socialist duke mos i rënë me sopatë gjithë administratës, por kjo e mërziti Pd dhe u krijua përplasja e cila u shoqërua edhe me mos votim të tij nëpës strukturat e PD.

    Tashmë nuk dihet ku do e shohim Kaprin, nëse do vazhdojë në radhët e PD ku shumica nuk e duan, apo do i kthehet të majtës me një kryetar tjetër sot, Tom Doshi. Kjo mbetet për tu parë, por një gjë është e sigurtë që Edi Kapri është mjë potencial i shtuar i politikës lokale, por ajo çfarë flitet nëse pyet për të është që të mos bëhet palë me Berishën edhe pse marrdhëniet më të mira ai i ka pasur me Metën.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026

    Hapja e urës mbi Ibër, KE kërkon koordinim mes institucioneve

    August 19, 2026

    Zjarr pranë Manastirit në Sarandë, u ndërpre energjia në Ksamil

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Kremtohet Festa e Shën Marisë në Boboshticë dhe Vodicë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.