Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Liriku Skënder Rusi promovon ciklin me poezi të zgjedhura, ‘‘Dalëngadalë unë po bëhem ikje’’

    Aktualitet October 29, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në moshën 71-vjeçare, Skender Rusi sjell përmbledhjen me poezi të zgjedhura “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”. Promovimi i librit u bë në Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës, ku u lexuan vargjet e ndjera të lirikut. Ai u vlerësua me çertifikatë mirënjohje nga Universiteti Fan Noli.

    Vargjet e poetit lirik Skënder Rusi, shoqëruar me tingujt e violinçelës dhuruan emocione të papërshkueshme për dashamirësit e poezisë, që mbushën Muzeun e Artit Kombëtar Mesjetar të Korçës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Dalëngadalë unë po bëhem ikje” titullohet përmbledhja poetike që u promovua në vendlindjen e potetit, i cili në 5 dekada ka shkruar 26 libra. Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, poeti i madh interpretoi disa vargje të ndjera.

    “Dhe vjen një çast që në këtë anije s’do jem…

    “Unë i dhashë asaj lavdinë ajo më tha vdekjen”

    I biri, Eris Rusi, në rolin e redaktorit letrar u shpreh se “Dalëngadalë unë po bëhem ikje” është veç një metaforë, pasi poetët e kanë fituar përjetësinë.

     

    “Poetët nuk ikin asnjëherë, sepse poezia mbetet përgjithmonë”.

    Më tej referoi dekanja e Fakultetit të Edukimit, Jonela Spaho, e cila i dorëzoi Skënder Rusit, titullin “Mirënjohje e Universitetit Fan Noli”.

    “Për kontributin gjysmë shekullor në letërsi”.

    Skënder Rusi ka lindur në vitin 1952 në Korçë dhe ka një krijimtari të pasur letrare. Krijimet e tij janë përfshirë në antologjitë e disa vende të Evropës si Gjermani, Zvicër. Po kështu ka qenë Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” dhe drejtues i disa aktiviteve letrare.

    Po ashtu edhe kryebashkiaku i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, nuk e ka anashkaluar promovimin e librit të një prej lirikëve më të mirë që ka qyteti i Korçës, ja çfarë ka shkruar ai në faqen sociale facebook;

    “Promovohet libri i ri i lirikut të mirënjohur korçar Skënder Rusi. 

    Në ambientet e Muzeut të Artit Mesjetar, nën një atmosferë magjike, përmes interpretimit të poezive është promovuar dje botimi i 26-të i lirikut Skënder Rusi. 

    Tepër emocionuese këtë mbrëmje e bëri edhe interpretimi i një prej poezive nga vet autori, i cili ka hyrë në panoramën artistike të vendit tonë duke u bërë simbol i poezisë lirike bashkëkohore”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026

    Hapja e urës mbi Ibër, KE kërkon koordinim mes institucioneve

    August 19, 2026

    Zjarr pranë Manastirit në Sarandë, u ndërpre energjia në Ksamil

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.